Ylli hollivudian Kevin Spacey doli i qeshur nga gjykata në Angli, ku mori lirimin me kusht në seancën e parë procedurale pas ngritjes së akuzave ndaj tij për pesë shkelje, përfshirë agresionin seksual, por përballja e tij me drejtësinë vazhdon.

Spacey konfirmoi emrin, datën e lindjes dhe adresën e tij në Londër dhe 14 korriku, iu caktua si datë për paraqitjen e ardhshme.

Aktori i “House of Cards”, u përball muajin e kaluar me katër akuza për sulm seksual ndaj tre meshkujve, pretendime këto të cilat avokati i tij mbrojtës tha se klienti i vet i mohon me forcë.

Një prej viktimave të incidenteve të pretenduara është sot tek të 40-tat, ndërsa të tjerat janë aktualisht rreth 30 vjeç.

Edhe pse organi britanik i akuzës e autorizoi aktpadinë ndaj tij në fund të majit, akuzat nuk mund t`i paraqiteshin zyrtarisht deri në momentin që ai të ishte vetë në Mbretërinë e Bashkuar.

Spacey ka fituar dy çmime Oscar për rolet e tij në “The Usual Suspects” dhe “American Beauty”, e ka qenë gjithashtu drejtor artistik i teatrit Old Vic të Londrës nga viti 2003 deri në 2015.

Ai shkëlqeu në serialin politik të Netflix “House of Cards”  e mësohet se pavarësisht skandalit, iu rikthye aktrimit vitin e kaluar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA