Nuk ka vetëm stërvitje intensive dhe ndeshje/ Cristiano Ronaldo nis pushimet luksoze së bashku me familjen e tij (Foto)

16/06/2022 18:17

Futbollisti me famë botërore, Cristiano Ronaldo ka nisur pushimet së bashku me partneren e tij Georgina Rodirigues dhe fëmijët në Majorka të Spanjës.

Ata kanë publikuar foto nga avioni privat, ndërsa shihen të rrethuar nga fëmijët e tyre dhe shumë të lumtur.

Nuk mund të mungonte as pjesëtarja më e re në familje, e cila është vajza e tyre e ardhur në jetë para dy muajsh.

Më pas ata kanë postuar në Instagram foto nga dreka familjare në një ambient të gjelbëruar dhe mahnitës.

Në postimin e fundit në rrjete sociale nga Ronaldo shihet se si ka vijuar pushimet në një jaht luksoz, duke treguar se nuk ka vetëm punë por edhe relaksim.

Pas periudhës së vështirë të humbjes së djalit të tyre të sapolindur, pasi Georgina ishte në pritje të dy binjakëve por vetëm vajza mbijetoi, ata kanë vendosur të kalojnë disa momente të lumtura krah njëri-tjetrit.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA