Në shenjë proteste kundër çmimeve të larta të produkteve, deputeti Dashnor Sula ka shkuar me shportë ushqimesh në Parlament, por garda nuk e ka lënë të futet.

Shporta përmban disa prej produkteve bazë për qytetarët shqiptarë, si kos, qumësht, miell, sheqer e vaj.

“Jo vetëm këto produkte të shportës, të llogarisësh edhe perimet me të cilat do të gatuash përditë pa u bërë fjale për mish, çmimet janë shumë të larta.

Unë kam ardhur sot në shenjë proteste sepse sapo hy këtu në ambientet e kuvendit hasesh me punonjësit e gardës apo ju gazetarët që nuk i përballoni dot këto çmime

Nuk e bëj për politikë por kam ndjeshmëri për këtë. I bëj thirrje qeverisë që ti japë ndihme familjeve në nevojë. Është situatë katastrofike”, tha Sula.

Top Channel