“Fajin e ka qeveria e Kosovës”, kryetari i bashkisë së Prishtinës shpjegon pse u largua “Sunny Hill”

16/06/2022 20:17

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama  ka fajësuar Qeverinë e Kosovës për zhvendosjen e festivalit “Sunny Hill” nga Prishtina në Tiranë.

Arsyeja se përse ky festival është i zhvendosur në Tiranë është kryekëput për shkak të zvarritjeve të Qeverisë e cila pavarësisht se i gjithë procesi për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale është bërë në pajtim të plotë me ligjin. Institucionet qendrore vazhdimisht kanë ndërhyrë në kompetencat e Kuvendit Komunal dhe në kompetencat e kryetarit të komunës”, ka deklaruar Rama.

Rama ka ftuar Qeverinë që të ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe sipas tij të konfirmojë ligjshmërinë e vendimit të Kuvendit Komunal të Prishtinës ndwrsa kishte njw koment edhe për pronën prej 17 hektarësh, e cila do t’i jepej në shfrytëzim “The Sunny Hill” për 99 vite, në Bërnicë të Poshtme.

“Nuk e kam pru unë 99-shin, e kam gjetur këtu sepse Qeveria e kaluar e ka vendos që kjo tokë t’i jepet në shfrytëzim për 99 vite. Kanë  qenë tri pika për të cilat janë kërkuar për me u bo e ligjshme. Aspekti ka qenë publikimi i listës së pronave komunale, miratimi paraprak i listës së veçantë të pronave komunale dhe negocimi i ofertës me Sunny Hill”, ka theksuar Rama.

Rama tha se ka besim të plotë që festivali “Sunny Hill” nga viti tjetër dhe tutje do të jetë në Prishtinë.

 

 

Top Channel