Presidenti Zelensky takon Ramën dhe Abazoviçin në Kiev (Pamjet)

15/06/2022 16:40

Pas mbërritjes virtuale në Shqipëri të presidentit të Ukrainës Volodimir Zelensky,  përmes një video mesazhi në parlament, ishte radha e kryeministrit Rama t’ia kthente vizitën në Kiev.

Nën shoqërinë e eskortave te ardhura nga Tirana, kryeministri Edi Rama bashkë me mikun e tij më të ri të “Open Balkan”, kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç mbërritën në Kiev.

Pasi panë  nga afër mizoritë ruse në qytetin Borodyanka dhe Irpin, ku mbërritën me tren, dy kryeministrat vizituan me interes, ekspozitën “Ukraina Gjithmonë e Lirë”, ku janë ekspozuar dëshmitë e agresionit Rus.

Presidenti Zelensky priti miqtë nga Ballkani në hyrje të presidencës ukrainase për të vazhduar më pas takimin në ambientet e brendshme, të cilin e quajti si vijimin e të vizituarit të Ukrainës nga partnerët ndërkombëtar. “Kjo është një ndihmë e rëndësishme për popullin tonë”, theksoi Zelensky, në takimin e tij me Kryeministrin Edi Rama, i cili shoqërohej në këtë vizitë, nga ministrja Elisa Spiropali, zëdhënësi i tij, Endri Fuga, këshilltari i tij për çështjet ndërkombëtare, Baton Haxhiu, si dhe personalitete të spikatura të jetës publike në vend.

Me kryeministrin udhëtonte dhe një grup i kufizuar përfaqësuesish të medias, një operator dhe një fotograf.

FOTO GALERI
11/15

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA