Po i fluturonin thikat mbi kokë/ Simon Cowell rrezikoi më shumë seç duhet në emisionin America’s Got Talent (Pamjet)

15/06/2022 14:33

Regjisori dhe gjyqtari i America’s Got Talent, Simon Cowell është përballur me një situatë të rrezikshëm gjatë emisionit. Dy vëllezër do të bënin një sfidë të vështirë dhe personi që iu bashkua ishte Cowell.

Ata e vendosën gjyqtarin në qendër të skenës, ndërsa të dy vëllezërit hidhnin thika disa centimetra larg kokës së tij.

Videoja e shpërndarë vetëm në pak kohë solli shumë reagime, për mimikën e Cowell gjatë sfidës.

Disa nga komentet e ndjekësve:

“OMG! Simoni duket i tmerruar për jetën e tij”.

“Nuk mund ta besoj se Simoni e bëri këtë”.

“Kjo është. Kështu vdes Simon Cowell. Dhe ne të gjithë do të jemi dëshmitarë të saj”.

Të gjithë ata që ishin prezent prisnin të frikësuar se çfarë do të ndodhte, pas asaj loje aq të rrezikshme.

 

 

Pavarësisht frikës që shfaqi mimika e tij, sipas Daily Mail, Simon tha me shaka se është më e sigurt se sa të ecësh me biçikletë.

Ky koment i referohet aksidenti të tij me biçikletë elektrike të ndodhur në vitin 2020, ku pati dëmtime në shtyllën kurrizore.

 

 

FOTO GALERI
2/6

Top Channel