Gjithçka nisi në vitin 2016, ku një aeroplan me pamje të çuditshme, i mbuluar me më shumë se 17,000 panele diellore, i tregoi botës për një të ardhme të fluturimit.

Aeroplani është quajtur “Solar Impulse 2” dhe ishte ideja e eksploruesit Bertrand Piccard dhe inxhinierit Bertrand Borschberg, të cilët kishin si qëllim të përdornin energji të rinovueshme.

Tre vite më pas u mendua nga Skydweller Aero të bëhej një ndryshim në këtë aeroplan, duke e kthyer në një satelit për të  mbrojtur mjedisin.

“Një pseudo-satelit është një avion që qëndron lart, le të themi, pafundësisht. Kjo do të thotë 30, 60, 90 ditë, ndoshta një vit. Dhe si e tillë, ai mund të bëjë në thelb gjithçka që do të imagjinonit se mund të bëjë një satelit”, tha CEO i Skydweller, Robert Miller.

Më e lirë dhe më e gjelbër:

Përdorimi i një avioni për aplikime të tilla është më fleksibël dhe më i lirë sepse satelitët janë të shtrenjtë për t’u ndërtuar dhe duhet të lëshohen në orbitë nëpërmjet një rakete, gjithashtu më i qëndrueshëm.

Hulumtimet e fundit zbuluan se pjesët e mëdha të satelitëve mund të dëmtojnë shtresën e ozonit duke lëshuar kimikate ndërsa digjen kur rihyjnë në atmosferën e Tokës, kjo i shtyn më shumë shkencëtarët drejt një rruge sa më të mirë.

Skydweller për muaj me radhë bëri ndryshime tek “Solar Impulse 2” dhe e fluturoi sërish për herë të parë në nëntor 2020. Që atëherë ka përfunduar 12 fluturime testuese, në motin me diell të Spanjës juglindore.

“Ne jemi në procesin e shndërrimit të tij në një dron. Piloti është ende atje për siguri, por ne tani kemi aftësinë për të fluturuar avionin plotësisht në mënyrë autonome”, tha ai.

Ngritjet dhe uljet ende trajtohen nga piloti, por ende po punohet për ta kthyer me komando automatike.

Sipas CNN, Miller u shpreh se avioni mund të dalë në treg në vitin 2023 dhe në një numër të lartë.

“Është një garë e vërtetë për të parë nëse teknologjia apo rregulloret i zgjidhin problemet e saj së pari, por ka çdo arsye për të vënë bast mbi teknologjinë. Duket e mundshme që ata do të arrijnë në vijën e finishit përpara se qeveria të fillojë të gjejë flamurin me kuadrate”, shtoi më tej ai.

FOTO GALERI
2/10

Top Channel