Për  4 ditë, Tirana do të mirëpresë “Sunny Hill Festival”, duke hapur kështu dyert për të gjithë fansat e dashamirësit e këtij evenimenti.

Por, çfarë përfitimesh ekonomike mund të sjelle mbajtja e këtij festivali në kryeqytet?

Dukagjin Lipa, themeluesi i këtij eventi thotë se përfitimet janë të shumëfishta. Në festivalin e fundit të mbajtur në Prishtinë sipas tij jane gjeneruar 23 milionë euro vetëm për imazhin e vendit dhe se paku 10 milionë Euro për ekonominë e Prishtinës.

Dukagjin Lipa: 50 për qind e pjesëmarrësve në Sunny Hill Festival në çdo edicion kanë ardhur nga jashtë Kosovës, nga më shumë se 40 vende të ndryshme të botës”  që do të thotë jo vetëm më tepër promovim për vendin por edhe të ardhura plus për rezervimet e ndryshme të të huajve.

Po cilat janë burimet më të mëdha te te ardhurave? Vetëm blerja e biletave nis nga 70 euro, për të shkuar deri në 250 Euro për zonën VIP.

Ashtu sikurse edhe në Kosovë pritet një fluks i madh i hyrjeve të pjesëmarrësve në “Sunny Hill Festival”, e cila jo vetëm do i japë një bum promovimit të vendit por edhe përfitime ekonomike të mëdha.

Bizneset e vogla e të mesme dhe strukturat akomoduese pritet të përfitojnë më tepër, duke mos lënë pas destinacionet kulturore por edhe bregdetin, i njohur si një nga vijat më të lakmuara në Europë. Përvoja e organizimit te finales se Conference League, tregoi se me rastin e ndeshjes, shume te huaj erdhën para dhe ndenjen e disa dite pas ndeshjes, kryesisht ne qytetet ne bregdet.

Në varësi edhe të mënyrës së hyrjes së pjesëmarrësve në Shqipëri, mund të pritet  trafik në dogana dhe fluks në aeroport.

Sigurisht evenimente te tilla sjellin edhe rritje të çmimeve, por ne ketë rast për ekonominë vendase efektet janë pozitive.

Sipas informacioneve të publikuara në faqen zyrtare të organizatoreve, deri më tani “Sunny Hill Festival” ka akumuluar më shumë se 300.000 Euro dhe në vlera të vazhdueshme rritje, përgjatë tre viteve.

Në 2018, “Sunny Hill Festival” pati rreth 50.000 njerëz të pranishëm edhe nga vende të tjera të Europës. Në 2019, kjo shifër arriti në 60.000, me të pranishëm jo vetëm nga Europa e Rajoni por edhe nga Zelanda e Re dhe Australia.

Edicioni i trete vjen pas dy vitesh pandemie dhe pjesëmarrja pritet te jete edhe me masive. Sherri ne Prishtinë duket se prodhoi një dhuratë të papritur për Tiranen, ne vitin kur kryeqyteti përjeton janë boom të pazakonte evenimentesh prej statusit te tij si qyteti Europian i rinisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA