Një grua e moshuar nga Mbretëria e Bashkuar, ishte ‘në qiellin e shtatë’ pasi iu tha se ishte fituese e “EuroMillions”, por u shkatërrua kur zbuloi se kjo nuk ishte e vërtetë, duke e detyruar atë të kthehej në banesën e saj të lagësht dhe të mykur në Londër.
Margaret De Micheli, 72 vjeç, ëndërronte që burri i saj punëtor të dilte në pension dhe të jetonin në një shtëpi buzë detit, kur iu dorëzua një fletë nga një shitës për të konfirmuar se kishte fituar një çmim në shortin e 29 marsit, i cili kishte një çmim të parë prej 40 milionë eurosh.
Ëndrra e saj ishte e tillë sa kishte imagjinuar të shpërngulej në një vend tjetër dhe të linte shtëpinë e saj plot lagështirë. Megjithatë, kthimi në realitet ndodhi kur administrata i tha asaj se nuk ishte fituese.
Më 29 mars, De Micheli vendosi të luante “EuroMillions”. Më vonë, kur ajo u ndal në një zyrë postare për të kontrolluar rezultatin e lojës, iu dorëzua një faturë ku thuhej se ishte fituesja e lotarisë. Megjithatë, ëndrrat e saj u shkatërruan kur kontrolloi sërish biletën dhe iu tha se numrat nuk ishin të saktë. Ajo u shpreh:
“Isha e mërzitur. I pyeta pse e mora biletën fituese dhe ajo tha se personi përballë meje është ndoshta ai për të cilin ishte menduar fletë-kërkesa. Isha pak e zhgënjyer dhe mjaft e mërzitur. U mrekulluam për pak, por pastaj u kthyem në normalitetin e përditshëm. Bashkëshorti im vazhdon të punojë si agjent trafiku”.
Top Albania Radio shkruan se ata nuk e fituan çmimin, por tashmë kanë plane për ta rinovuar banesën e tyre me atë që mund të kursejnë gjatë gjithë vitit.
Margaret De Micheli nuk i ka humbur shpresat dhe është shprehur se do të vazhdojë të luajë lojëra të tjera të ngjashme fati për të përmbushur ëndrrën e saj për të jetuar në ndonjë shtëpi buzë detit.
Top Channel