Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur këtë të martë në mbrëmje në plazhin e Velipojës.
48-vjeçari Pjerin Brushtulli është qëlluar me armë zjarri në zonën e plazhit. Sipas te dhënave të para, ai ka një marrë dy plumba në pjesën e barkut dhe është transportuar në spitalin e Shkodrës, ku është futur në sallën e operacionit.
Për policinë, mbetet ende mister se si ka ndodhur ngjarja apo ku ka ndodhur, pasi i plagosuri nuk pranon të rrëfejë detaje.
Brushtulli sapo ka dalë nga burgu pasi përfundoi dënimin për vrasje. Ai vuajti 15 vite heqje lirie pasi qëlloi për vdekje komshiun.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 22:00, në Velipojë, në afërsi të një resorti, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri, shtetasi P. B. 48 vjeç, banues në Shkodër, i cili po transportohet për në Spitalin Rajonal Shkodër për ndihmë mjekësore.
Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie dhe grupe të FNSH Shkodër , është rrethuar zona dhe vijon krehja e saj me qëllim kapjen e autorit/eve. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethava të ngjarjes me qëllim identifikimin e autorit/ëve.
Top Channel