Ylli televiziv Kim Kardashian shkaktoi reagime të shumta kur u shfaq në ‘Met Gala 2022’ me fustanin ikonik të Marilyn Monroe. Megjithatë, duket se vetëm pozimi për foto në tapetin e kuq mund të ketë shkaktuar dëme në fustanin më të shtrenjtë në botë.
Së fundmi, ‘Pop Culture’ postoi foto të fustanit, që dyshohet të jenë shkrepur para dhe pasi Kardashian e kishte veshur atë në Met.
Një nga fotot tregon shenja të pëlhurës së tërhequr dhe kristaleve që mungojnë, veçanërisht rreth mbylljes së pasme të fustanit.
Fustani nuk kishte shenja të dukshme dëmtimi, i fotografuar në vitin 2016. Së fundmi Kim Kardashian i është rikthyer sërish temës së shumëdiskutuar të humbjes së 7 kilogramëve në tre javë për të veshur fustanin e Marilyn Monroe për ‘Met Gala 2022’.
Kim ka shprehur në një intervistë për ‘New York Times’ se:
“Për mua ishte sikur: ‘OK, Christian Bale mund ta bëjë këtë për një rol filmi dhe kjo është e pranueshme’. Edhe Renée Zellweger fitoi peshë për një rol. Është e njëjta gjë për mua”.
Kardashian po i referohej dietave ekstreme që Bale mbajti për rolet e tij në filma, duke përfshirë “The Machinist” të vitit 2004 dhe “American Hustle” të vitit 2013, ku humbi 28 kilogramë dhe fitoi 19 kg, respektivisht.
Ndërkaq, rikujtojmë gjithashtu se 41-vjeçarja ka deklaruar se do të ishte e gatshme të hante jashtëqitje për aq kohë sa ajo do e mbante atë të re dhe të bukur.
Top Albania Radio raporton se në intervistë për ‘The New York Times’, ajo u pyet se çfarë do të bënte që të mbetej e re gjithmonë dhe padyshim përgjigja i befasojë të gjithë.
“Do të provoj gjithçka. Nëse do të më thoshit se do të më duhej të haja jashtëqitje çdo ditë dhe do të dukesha më e re, mund ta bëja. Unë thjesht mund!”
Marilyn Monroe’s iconic dress has reportedly been damaged after being worn by Kim Kardashian at the Met Gala.
The dress now shows signs of tearing, and several crystals are either missing or hanging off of it. pic.twitter.com/cFu1lUBmzS
— Pop Crave (@PopCrave) June 13, 2022
Top Channel