Transgjinorja Amber Candy në një intervistë ndryshe në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel dha mesazhe se askush nuk duhet të ketë frikë nga gjërat që zgjedh.
Ajo u shpreh se është në një lidhje me një djalë prej një viti dhe ushtron profesionin e stilistes.
“E kam nisur karrierën time para 15 vitesh. Si fillim kam punuar si make up artist dhe më pas nisa si stiliste. Më ka bërë mirë ajo trysni dhe kjo më ka bërë mirë si njeri. Tek mua do të vijë ai njeri që ka stilin tim dhe do stilin tim. Jam munduar të përshtatem me tregun shqiptar. Nuk dua t’i mbaj gjërat diskrete, nuk do ta shikoja dot veten vetëm. në momentin që je një femër dhe nuk ke në jetën tënde një mashkull ndihesh e vetmuar. Unë mendoj që një femër është e lumtur kur ka një mashkull në krah të saj. Unë jam e lidhur me një djalë. Po ai i di të gjitha, mendoj se kam zgjedhur njeriun e duhur, ai jeton më shum ëjashtë se sa në Shqipëri, një vit kemi të lidhur. Unë udhëtoj shpesh kështu që , ai jeton jetën e tij dhe është më i lirë”, tha Amber.
Në lidhje me pyetjen nëse do të donte të ishte pjesë e Big Brother VIP 2, ajo e la si çështje të hapur.
“Në momentin që do të isha gati pse jo, unë jam kështu, deri dje isha për jo për intervistën këtu, u ngrita në mëngjes e thash do të shkoj do të flas, u çova zgjodha veshjet dhe jam këtu. Në këtë intervistë u ndjeva shumë mirë, sepse më pëlqen emisioni juaj”, tha Amber.
Top Channel