Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes më Ukrainë Oleksandr Motuzianyk, ka deklaruar ditën e sotme se luftimet intensive vazhdojnë brenda Severodonetsk, një nga strehët e fundit për Ukrainën në rajonin e Luhansk dhe më gjerësisht, në të gjithë Donbasin lindor të vendit.

“Armiqësitë me intensitet të lartë vazhdojnë në Severodonetsk, ku trupat ukrainase luftojnë për të zmbrapsur përparimet e Rusisë. Forcat ruse tashmë nën kontrollin e qendrës së qytetit po përdorin në mënyrë aktive artileri, sisteme të shumta raketash” tha ai.
Ai tha se avantazhi i Rusisë është fuqia e tyre ajrore, prandaj po avancojnë, duke shtuar se Rusia po humbet trupat në luftime të armatosura.
“Për sa i përket luftimeve në rrugë në Severodonetsk, forcat ruse po përpiqen të rrethojnë trupat ukrainase, por armiku po pëson humbje të konsiderueshme në njësitë e këmbësorisë së Gardës Ruse dhe forcave të armatosura ruse. Dhe ata po përparojnë vetëm duke përdorur avionë sulmues”tha Motuzianyk.
Më herët të hënën, Forcat e Armatosura të Ukrainës thanë se Rusia i kishte shtyrë forcat ukrainase nga qendra e qytetit.
Top Channel