Princ Harry është rrëzuar nga kali teksa ndodhej në fushën e polos në Kaliforni. Ky incident mund të kishte përfunduar keq, por fatmirësisht nuk ka pasur lëndime serioze.

Mediat e huaja raportojnë se në momentin që Harry është rrëzuar, lojtarët e tjerë kanë rendur ta ndihmojnë për t’i dhënë ndihmën e shpejtë.

Nuk kaloi shumë kohë dhe Princ Harry u ngrit në këmbë për të vijuar sërish lojën në Santa Barbara Polo and Racquet Club.

Mendohet që ky rrëzim ka ndodhur si pasojë e humbjes së ekuilibrit të kalit duke qenë se kishte kaluar disa pengesa të vështira në lojë.

Kjo nuk ishte dita më e mirë për të, pasi përveç kësaj, skuadra e tij Los Padres humbi ndeshjen me rezultat 12:11.

Harry ndan një dashuri të madhe për fushën e polos së bashku me vëllain e tij Princin William. Këtë dëshirë për këtë sport e kanë të trashëguar nga i ati Princi Charles, i cili ka luajtur deri në moshën 40-vjeçare.

FOTO GALERI
1/12

Top Channel