Naymar ‘djeg’ rrjetin, poston foton e rrallë me të dashurën

13/06/2022 14:45

Futbollisti i njohur Neymar ka postuar një foto të rrallë me të dashurën e tij, Bruna Biancardi, duke i bërë edhe një dedikim romantik me rastin e “Ditës së të dashuruarve”  që festohet në Brazil.

Ylli i PSG ka postuar një foto krah bukuroshes braziliane në rrjetin e tij social Instagram ku shfaqen të veshur matchy-matchy me të bardha. Ai ka shkruar:Gëzuar ditën e të dashuruarve!

Ndërkohë, nuk ka munguar një urim publik as nga partnerja e tij. Ajo ka publikuar në rrjetin e saj social Instagram një album me fotot nga momente të ndryshme intime.

Ajo ka shkruar: Gëzuar ditën e parë të të dashuruarve për ne!

Aktualisht çifti i njohur ndodhet në Miami ku po kalojnë pushimet e para të kësaj vere pas mbylljes së sezonit të futbollit.

Atyre u janë bashkuar miqtë dhe motra e Neymar, Rafaella. Ylli i Paris Saint-Germain po shijon prej më se një viti lidhjen e tij të re me bukuroshen braziliane Bruna Biancardi.

Neymar dhe Bruna u panë së bashku për herë të parë kur ishin në një udhëtim në Ibiza gushtin e kaluar.

 

FOTO GALERI
1/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA