Moti këtë të diel do të karakterizohet nga kthjellime, ndonëse nuk do të mungojnë kalime vranësirash.

Khjellimet do të jenë të pranishme pothuasje në të gjithë terrritorin, përjashtuar zonat verilindore dhe juglindore ku pritet zhvillim i vranësirave duke sjellë rrebeshe të izoluara shiu.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 33°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 38 km/h nga drejtimi verior – veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

Kosova

Republika e Kosovës do të jetë në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike përgjatë gjithë ditës, ku pritet të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash të pakta. Më të dukshme vranësirat do të jenë në orët e pasdites duek rrezikuar momente me pika shiu në jug dhe jugperëndim të Kosovës.

Europa

Gadishulli skandinav dhe gadishulli Iberik do të përfshihen nga një sistem frontal duke sjellë vranësira dhe shira në formë shtërngatash. Po ashtu, Alpet e Europës si edhe zonat përreth tyre mbeten me vranësira dhe rrebeshe shiu; Ndersa Europa Jugore, rajoni i mesdheut dhe pjesërish qendra e kontinentit mbizoterohen nga moti i kthjellët dhe temperatura të larta.

Top Channel