Chiellini kujton me nostalgji faullin ndaj Saka: E tërhoqa mirë, gabimi i vetëm në Europian!

12/06/2022 17:41

Një nga imazhet më ikonike të Euro 2020, u regjistrua në finalen mes Anglisë dhe Italisë teksa kur luhej minuta e 90-të dhe ndeshja ishte në barazim 1-1, Saka për pak sa nuk kapi në një kundërsulm të rrrezikshëm përfaqësuesen axurre.

“Në atë moment ndoshta kam bërë gabimin tim të vetëm përgjatë Europianit. Mendova se mund ta ruaja topin të dilte në rivënie anësore, por Saka më fitoi kohën dhe kaloi para meje. Mendimi im i vetëm ishte të tërhiqja fanellën e Saka dhe në fakt ia dola, e tërhoqa mirë atë”, u shpreh Cheillini teksa në vazhdim Italia e tij fitoi Europianin falë lotarisë së 11-metërshave dhe Saka ishte një prej atyre lojtarëve britanik që gaboi përballë Donnarummës./ SuperSport

Top Channel