Ish-kryebashkiaku kontravest i Bashkisë së Vorës Agim Kajmaku, pasi bëri ping pong, duke iu fshehur përpalljes me drejtësinë shqiptare, tashmë ka llogari të hapura edhe me drejtësinë Italiane.
Biznesmeni Agim Kajmaku i përzgjedhur si kandidat nga PS duke u shpallur fitues në zgjedhjet lokale të 30 Qershorit 2019, sipas medias Italiane është arrestuar në vendin fqinj në fund në 27 Maj, nën akuzën për trafik kokaine.
Ka qenë pronari i fidanishtes në zonën e San Benedetto del Tronto që ka sinjalizuar policinë italiane e cila pas hetimeve zbuloi kokainën e fshehur në vazo dhe vuri në pranga Agim Kajmakun së bashku me të nipin.
Policia sekuestroi 20 kg kokainë e cila nëse hidhej në treg do të kapte vlerën rreth 1 milion euro. Lënda narkotike ishte fshehur brenda vazove të bimëve që kishte blerë Kajmaku, në një fidanishte nga Grottamare.
Një vit pas marrjes së detyrës të kryebashkiakut, Agim Kajmaku u vendos në ciklonin e akuzave të PD se ai kishte fshehur një dënim në Greqi. Partia Demokratike përmes një dokumenti faktoi se Kajmaku në Greqi ishte dënuar duke përdorur emrin e rremë Jorgo Toto.
Megjithëse gjykata greke e shpalli të pafajshëm në lidhje me akuzën e falsifikimit të kartëmonedhave, për drejtësinë shqiptare Kajmaku nuk i shpëtoi dot problemeve për shkak se arrestimin e vitit 2003 duhet ta kishte deklaruar në formularin e vetë-deklarimit që të gjithë zyrtarët duhet të dorëzojnë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve para se të hyjnë në garën për zgjedhje.
Denoncimi dhe kallëzimi opozitës, I shërbeu prokurorisë së Tiranës për të ngritur akuzat ‘falsifikim formulari’, ‘falsifikim dokumentesh e kryer në bashkëpunim’ dhe ‘tejkalim i ushtrimit të kompetencave përtej mandatit’.
Në kushtet kur Gjykata e Tiranës pranoi kërkesën për arrest me burg, Agim Kajmaku zgjodhi të fshihej e të futej në listat e policisë si person në kërkim.
Në Gusht të vitit 2020, Kajmaku do të shtrohej për kurim në një spital privat nga ku policia ekzekutoi urdhër arrestin duke I dhënë fund fshehjes gati dy vjeçare.
Nisur nga rrethanat e gjendjes shëndetësore, gjykata dha masën e detyrimit të paraqitjes.
Megjithëse Agim Kajmaku iu fsheh drejtësisë shqiptare, 3 akuzat e ngritura ndaj tij u pushuan.
Për episodin e arrestimit në Itali, deputeti demokrat Gazment Bardhi, thotë se “ Edi Rama e emëroi Agim Kajmakun kryetar të bashkisë së Vorës dhe ai do të ishte sot në detyrë nëse PD nuk do kishte denoncuar të shkuarën e tij kriminale”.
Gazement Bardhi ri-publikoi një pjesë nga një intervistë e kryeministrit dhënë për gazetarin Sokol Balla.
Top Channel