41 raste të reja me Covid 19 janë konfirmuar këtë fundjavë në vendin tonë.

Nga 407 testime të kryera gjithsej, kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 18 qytetarë në Tiranë, 13 në Fier, nga 3 qytetarë në Durrës, Vlorë, Sarandë, 1 në Kamëz.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë 341 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2, ndërkohë që janë shëruar 28 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 272,893 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore.

Qytetarët mbi 60 vjeç dhe ata me imunitet të dobët, që kanë kaluar 4-6 muaj nga kryerja e dozës së tretë, mund të marrin dozën e katërt të vaksinës anti-Covid, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.

Statistika (12 Qershor 2022)
Raste të reja ditore 41
Të shëruar në 24 orë 28
Të shtruar në spitale 3
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 407

Testime totale 1,835,130
Raste pozitive 276,731
Raste të shëruara 272,893
Raste Aktive 341
Humbje jete 3,497

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 233
Fier 52
Vlorë 23
Durrës 8
Korçë 7
Shkodër 7
Elbasan 4
Gjirokastër 4
Berat 2
Lezhë 1

Top Channel