Video+Foto/ “Me gjymtyrë të këputur”, pas shpërthimit të tritolit 27-vjeçari u nxorr i gjallë nga makina

11/06/2022 15:41

27-vjecari Aleksandër Sadikaj humbi jetën mesditën e kësaj të shtune si pasojë e një atentati mafioz, në autostradën Sauk-TEG.

Persona ende të paidentifikuar, kishin vendosur një sasi lënde plasëse, në pjesën e përparme të makinës me të cilën i riu po udhëtonte i vetëm. Dyshohet se shpërthimi të jetë telekomanduar në distancë, ndërsa si pasojë e plagëve, 27-vjecari Sadikaj, humbi jetën, në spital.

Top Channel, ka siguruar pamje ekskluzive vetëm pak çaste pasi ndodhi shpërthimi i tritolit në makinë. I tëri mjeti është përfshirë nga flakët, ndërsa shtëllunga tymi të zinj, mbuluan zonën. 27-vjecari është nxjerrë I gjallë nga makina, dhe ndihma e parë I është dhënë nga kalimtarë të rastit. Si pasojë e shpërthimit të fortë në makinë, të riut iu këputën gjymtyrët.

Ndërkohë gazetarja Anila Hoxha, siguroi për Top Channel foto të të riut i cili humbi jetën.

FOTO GALERI
2/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA