Me shpresën se do ti ngjasojnë drejtësisë në Danimarkë, Suedi dhe Holande, këshilli i lartë gjyqësor miratoi hartën e re gjyqësore dhe i tha “po” mbylljes së 18 gjykatave në vend, për të cilat në finale, fjala e fundit i takon këshillit të ministrave.
Reformën më të thellë të reduktimit të gjykatave e pësojnë gjykatat e apelit të juridiksionit të përgjithshëm që mbyllen të gjitha dhe mblidhen të gjitha në një gjykatë apelit me seli në tiranë.
Njëkohësisht mbyllen edhe gjykatat administrative të Vlorës, Shkodrës, Korçës dhe Durrësit që më herët mbulonin kompetencën tokësore të tetë qyteteve. E paprekur mbetet gjykata administrative e apelit që do të vijojë të jetë një e vetme me qendër në kryeqytet.
Të hapura gjate 2009 me synimin për të formuar drejtësi të shpejtë për qytetarët që hapin padi ndaj shtetit, këto gjykata mblidhen në Tiranë dhe në Lushnjë. Ndërkohë që nga gjykatat e shkallës së parë mbyllet gjykata e Kavajës, e Lushnjës e Kurbinit, Pogradecit, Tropojës dhe Krujës.
Por drejtësia pavarësisht riorganizimit është shumë larg numrit prej 408 gjyqtarësh që duhet të ketë në detyrë. Të vetmit që janë me numrin e duhur janë personeli gjyqësor prej 1140 të tillë.
Ky vendim i përcillet menjëherë Këshillit të Lartë të prokurorisë, prokurorit të përgjithshëm dhe ministrit të financave si autoriteti që shikon buxhetin.
Top Channel