Top Talk/ Braçe: Gruri është duo-pol i dy denoncon publikisht dy kompanive eksportuese. Qeveria të ndërhyjë

10/06/2022 19:18

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe i ftuar në “Top Talk”  foli për abuzimin që po bëjnë kompanitë eksportuese të grurit.

Braçe e konsideron situatën e  prodhimit të grurit kryesore për personat që merren me prodhimin, duke theksuar se e vetmja gjë që kërkojnë është nxjerrja e shpenzimeve.

“Për fat të keq kur mbollën nuk ju dham gjë, kur i kryen shërbimet nuk i dham gjë, kur vazhduan t’i kryenin  shërbimet nuk i dham gjë. Kryesisht naftën që ishte themelore, pa plehrat kimike e kto. As e morën mundimin edhe pse unë insistova”, tha Braçe.

Deputeti tregoi se si shumë herë ka folur në Parlament për vënien në kontroll të plehrave kimikë duke hequr barrierat, për të lejuar më shumë kompani të hyjnë në treg.

“Në parlament nuk e di sa herë kam folur që të vini në kontroll plehrat kimike, hiqni barrierat lejoni operatorët e tjerë të hyjnë në një treg. Në një treg që është i kapur vetëm në dy kompani”, tha ai.

Braçe tregoi se si të dyja kompanitë që janë në treg, merren vesh me njëri-tjetrin për të vendosur më pas çmimet e tregut.

 “Nuk i kemi dhënë asgjë atje është më keq se sa në mono-pol është një duo-pol që kompanitë merren vesh me njëri-tjetrin dhe përcaktojnë çmimet dhe vazhdojnë shesin. Edhe pse u mor angazhimi i monitorimit të çmimeve duhet të merrej edhe me çmimet e plehrave kimike. Nuk e morën përsipër dhe nuk e bënë këtë gjë”, shtoi më tej ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA