300 kg kokainë e pastër u sekuestrua prej DEA-s Amerikane dhe Anti drogës greke në Selanik të Greqisë.
Sipas deklaratës së policisë greke, 4 shtetas britanikë u arrestuan lidhur me ngarkesën, vlera e së cilës kalon 10.000.000 euro. Autoritetet helene thonë se ishte dea amerikane e cila njoftoi mbërritjen e një konteineri me banane në portin e selanikut pak ditë më parë.
Policia kreu dorëzim të kontrolluar,dhe sapo lënda narkotike nisi të shkarkohej në magazinën e trafikantëve,ndërhyri duke vënë në pranga anëtarët e organizatës.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua edhe një pistoletë,2 pajisje gps si dhe dy vetura,një motorr dhe një furgon. Policia thotë se kjo organizatë ka lidhje me një tjetër sasi droge prej 654 kg kokainë të sekuestruar në muajin prill të këtij viti në Itali.
Top Channel