Edhe kjo e premte ka nisur me vranësira, ndërkohë që nuk përjashtohet mundësia për rrebeshe shiu.

Gjatë pasdites moti i paqëndrueshëm do të përfshijë të gjithë territorin e Shqipërisë, por në veri dhe në qendër priten rrebeshe afat-shkurtra shiu edhe mini-stuhi breshëri, shoqëruar me erë gtë fortë.

Sipas MeteoAlb, parashikohet që orët e natës të përmirësojnë dukshëm motin. Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 28°C.

Era do të fryjë e fortë në tokë dhe në det me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 – 4 ballë.

Kosova

Paraditja do të jetë me kthjellime dhe kalime të pakta vranësirash në të gjithë territorin, por më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat Perëndimore dhe Jugore. Mesdita dhe pasditja vijojnë në ndikimin e vranësirave të shpeshta duke rrezikuar sërish në pjesën më të madhe të Kosovës, rrebeshe shiu dhe breshër.

Europa

Gadishulli skandinav dhe Evropa Jugperëndimore do të mbizotërohen nga moti i kthjellet dhe temperaturat relativisht të larta ndërsa do të vijojë pjesa tjetër e Evropës në ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike ku vranësirat dhe shirat do të jenë prezente, më të dendura në Evropën Qendrore dhe rajonin e Ballkanit ku priten edhe stuhi të forta ere dhe mini-stuhi breshëri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA