Knut Abraham kërkon tek Ballkani i Hapur logjikën përtej euforisë. Deputeti gjerman i CDU-së e pohon për DW se procesi i Berlinit, aq i lakuar nga kryeministrit i Kosovës Albin Kurti ka sjellë padyshim përparim në rajon, e bashkëpunimi me Komisionin Europian është gjithashtu një trashëgimi e rëndësishme nga koha e Angela Merkel në detyrë.

Çdo gjë që forcon tregtinë ndërrajonale dhe ekonominë ndërrajonale për të mirën e të gjithë partnerëve është e mire, e kjo nënkupton sipas Abraham, se dhe nisma e Ballkanit të Hapur është një element pozitiv. Ngurrimit të Kosovës për t`u bërë pjesë e saj, ligjvënësi gjerman i përgjigjet në këtë mënyrë.

“Ky është një kompromis. Përvoja e Kosovës me fqinjin e saj është mbrujtur nga mosbesimi. Kjo nuk mund të anashkalohet. Por unë besoj se çdo gjë që ndihmon në zgjerimin e ekonomisë kosovare është e mirë. Dhe në këtë kuptim, unë besoj se Ballkani i Hapur mund të jetë një perspektivë”.

Komentet e tij, Abraham i bëri në prag të vizitës së kancelarit Olaf Scholz në rajon. Ligjvënësi insiston se duhet rikthyer besueshmëria në procesin e anëtarësimit. Kjo sipas tij mund të ndodhë duke filluar negociatat e anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Të ushtrojmë ndikim masiv tek miqtë në Sofje, në mënyrë që çështjet dypalëshe, siç janë problemet maqedono-bullgare, të mos pengojnë të gjithë procesin e zgjerimit në Ballkanin Perëndimor, si dhe të merret vendimi i liberalizimit të vizave për Kosovën, pasi kushtet janë plotësuar.

 

 

 

Top Channel