Shqipëria pret Izraelin në ndeshjen e dytë të Nations League sa i takon Ligës B. Kuqezinjtë pas barazimit ndaj Islandës, kërkojnë të rikthehen te tre pikët teksa trajneri Edy Reja ka bërë pesë ndryshime në formacion nga ndeshja e kaluar.
Kështu, një vend në formacion ka për Veselin, Bajramin, Asllanin, Brojën dhe Uzunin ndërsa jashtë ka përfunduar Kumbulla, Çekiçi, Gjasula dhe Cikalleshi me Seferin. Mbi këto zgjedhje të trajnerit Reja për Supersport foli ndihmësi i italianit, Ervin Bulku
Pesë ndryshime, pse kaq shumë: “Ka arsye të ndryshme, është edhe fundi i sezonit me trajnerin që ka dashur të ketë më shumë freski në fushë. E njohim kundërshtarin, trajneri ka menduar të përshtatet sa më shumë me kundërshtarin”.
Gati për 90 minuta Broja? “Broja vjen pas COVID dhe është mirë, nuk është 100% por mendoj që është i gatshëm dhe të japë maksimumin”.
Vendosja e mbrojtjes, si do të vendosen 3 mbrojtësit? “Bajrami në rolin e gjysmë-mesfushorit majtas, në mbrojtje ndryshon vetëm qendra me Veselin ndërsa Ismajli djathtas e Gjimshiti në të majtë”, u shpreh Bulku.
Top Channel