Edhe qyteti bregdetar i Durrësit është përfshirë nga shira të rrëmbyeshëm këtë të enjte.

Sipas informacioneve,në kapitenerinë e Portit të Durrësit pritet shi i rrëmbyeshem në mbremje nga ora 19:00 deri në 21:00.

Moti i paqëndrueshëm është prezent këtë të enjte në të gjithë territorin tonë.

Zona më problematike me rrebeshe shiu është shtrirja nga lumi i Matit në veri deri në lumin Osum. Epiqendra e reshjeve është zona Krujë-Tiranë-Elbasan-Gramsh.

Sipas MeteoAlb, në këto zona, sasitë 24 orëshe pritet të variojnë nga 30-50 mm dhe referuar normave mujore të reshjeve, do të bien rreth 50% e sasisë mujore të reshjeve.

Veriu dhe zonat jugore do të marrin më pak reshje, ndërsa nesër do të ketë jugu intensitet mesatar të reshjeve. Era do të forcohet gjatë momentit të rrebesheve por përgjithësisht do të jetë deri mesatare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA