Ura Velipojë-Ulqin/ Balla-opozitës: Turp për ju nëse votoni kundër buxhetit për projektin që bashkon shqiptarët

09/06/2022 10:36

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, taulant Balla foli sot në kuvend për ndërtimin e urës që lidh Velipojën me Ulqinin, projekti i së cilës u diskutua një ditë më parë në samitin e Ballkanit të Hapur.

Teksa tha se është ura që do të na bashkojë me vëllezërit tanë në Ulqin, Balla u tha deputetëve të opozitës se nëse dalin kundër këtij projekti kur të votohet në kuvend, do të jetë turp për ta.

“Ura mbi Bunë është projekt historik që bashkon dy vende të Ballkanit Perëndimor, por ne shqiptarët na bashkon më shumë. Vlerësim maksimal për kryeministrin Abazoviç.

Kur të vijë buxheti i vitit 2023, do ishte turp të votoni kundër buxhetit që do të ndërtojë një urë që na bashkon me vëllezërit tanë në Ulqin. Mos harroni, është një projekt i madh historik”.

Të mërkurën, teksa bisedonte me homologun malazez Abazoviç, kryeministri Edu Rama u shpreh se qytetarët do të shkojnë lehtësisht në Ulqin pas përfundimit të projektit. Një tjetër projekt që pritet të ndërtohet është edhe Shëngjin-Velipojë që do të lehtësojë edhe udhëtimin Shëngjin-Ulqin.

“Kjo zonë mund të bëhet vërtet diçka fantastike, me mundësinë për të shkuar nga Shkodra në Ulqin. Do të jetë e përkryer e do të na japë një vizion të ri për përdorimin e liqenit të Shkodrës”, tha kryeministri i Malit të Zi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA