Presidenti i zgjedhur, Bajram Begaj u takua këtë të enjte me tre ish-presidentë të Republikës.

Në Pallatin e Brigadave, Begaj pati bshkëbisedim që zgjati rreth 50 minuta, ku me siguri ka dëgjuar këshilla për drejtimin e shtetit nga Alfred Moisu, Bamir Topi dhe Rexhep Mejdani. Takimi pritet të nisë në orën 10:00.

Bajram Begaj është zgjedhur si presidenti i nëntë i Republikës së Shqipërisë me 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim. Ish-shefi i shtabit të Përgjithshëm Bajram Begaj, emri i të cilit doli nga PS, do të jetë pasardhësi i Ilir Metës dhe të qëndrojë në krye të shtetit për pesë vitet e ardhshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA