Qarkullimi në aksin Elbasan-Peqin është kryer për një orë me një korsi për shkak të bllokimit të rrugës nga inertet.

Ekipet e emergjencave kanë bërë të mundur pastrimin e rrugës së bashku me ndihmën e policisë për menaxhimin e trafikut.

Probleme ka pasur me rënien e gurëve edhe në aksin Elbasan- Librazhd, kthesat e Murrashit, por pa probleme në qarkullim.

Kompania nënkontraktore përgjatë këtij aksi ka bërë të mundur pastrimin. Aktualisht intensiteti i reshjeve ka rënë.

FOTO GALERI
6/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA