“Shtëpiakë të dëshpëruar”/ Komedi romantike për burrin modern

08/06/2022 20:05

“Shtëpiakë të dëshpëruar” është një komedi romantike mbi burrin modern, që ka bërë bashkë Artan Mamin, Indrit Cobanin dhe Gentin Zenelajn.

Vepra është vënë në skenë në vitin 2011 në Paris dhe vazhdon jetën e saj edhe sot.

Mbi 1400 shfaqje dhe mbi 475 000 spektatore,janë shifra që tregojnë se sa e suksesshme është ajo!…Cila është historia?…Pasi merr një letër-ndarjeje nga e dashura e tij, Sofi, Xherom(Artan Imami), thërret dy miqtë e tij Aleks (Gentian Zenelaj) dhe Stefan(Indrit Çobani), për ta ndihmuar te gjeje një mënyre për të rifituar Sofinë!

E veçanta e kësaj shfaqjeje është që ajo ka tavan qiellin. Shfaqja vendoset çdo mbrëmje në sheshin prapa Teatrit të Kukullave dhe hyrja është e lirë.

Vepra si strukturë është një “hibrid” modern midis stand-up comedy dhe komedisë klasike. 1 orë e 20 minuta do t’ju duken pak ne këtë shfaqje që rrjedh gëzueshëm.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA