Në konferencën e përbashkët për mediat në Ohër, kryeministri Edi Rama dhe presidenti Vuçiç mbështetën qëndrimin se Ballkani i Hapur është nismw e tre vendeve Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë. Reagimi erdhi si përgjigje ndaj pyetjes së mediave, nëse Rusia është kumbar i Ballkanit të hapur.
Rama: Dua të falenderoj ali ahmetin për praninë e tij këtu. Është një nga pionerët e Ballkanit të Hapur, dhe për këtë mjafton cfarë është sot gjithë sistemi I maqedonisë së veriut, dhe cfarë ishte kur I thonin po ulesh me armitë. Maqedonasit dhe shqiptarët. Ishte një kohë kur as nuk imagjinohet se shqipja do ishte zyrtare apo kreu I parlamentit do ishte shqiptar, e me radhë. Pse I them këto I them se kush do të dijë se c është ballkani I hapur ka shumë mënyra për ta mësuar dhe një nga mënyrat është të shikojë rrugëtimin e Ali Ahmetit. Dua të them për ata që pyesin për anëtarësimin në OP, fatmirësisht nuk është as OKB as BE, integrohesh sipas dëshirës tënde.
Se kështu I bie të vemë standard e kushte, e të nxjerrim raport progresi. Ne nuk kemi në dorë të ndryshojmë BE por se si e bëjmë punën në Ballkan e kemi në dorë. Ne Ballkanin e kemi krijuar për të zbatuar parimet e tregut të përbashkët. Sa për Lavrov, bëhet fjalë për një peshkaqen të nivelit të artë në oqeanin e diplomacisë, I mirënjohur për sarkazamt e tij dhe shumë peshq kanë rënë në truket e tij, do ishte këtu nëse do mbështeste Ballkanin e Hapur Këtë lloj fabule e hanë vetëm peshqit e ballkanit të mbyllur, atyrë s’kemi c’u bëjmë I kemi në ujërat tona. Ballkani I hapur është për të gjithë njerëzit. Të peshkosh në këtë ujin e historisë së marrëdhënieve ballkanike për të dëmtuar procese është kollaj po nuk ka për të funksionuar. Nuk na pengon historia, duhet të vijojmë këtë rrugë, për të ndërtuar një histori të re, si popujt që kanë ditur të ikin nga kthetrat e së shkuarës. Dy bomba ka hedhur amerika mbi japoni dhe sot janë aleatë të ngushtë prej kohësh, nëse do kishte qëndruar me kurriz nuk do ishte kjo që është. Sa më shumë të jemi bashkë në të ardhmen, edhe problemet e të ardhmes I shohim bashkë me këtë sy. Sot eksportet e fermerëve janë dyfishuar, kjo është e rëndësishme.
Vuçiç: Isha prezenet kur e miratuam vendnimin për Ballkanin e Hapur dhe nuk ishte asnjë ministër të jashtëm, askush tjetër, por vetëm ne të tre. Jam krenar për politikën ruse. Por OP është ideja jonë, e njerëzve që kërkojnë të bashkëpunojnë. Ballkani i Hapur është ide e Zaev, Ramës dhe imja, askush tjetër s ka marr pjesë në këtë ide. Ballkani i Hapur u takon qytetarëve të Ballkanit
Top Channel