Përkeqësimi i motit/ Stuhia ‘paralizon’ Bulqizën, ujërat e zeza përmbytin Shëngjinin

08/06/2022 13:40

Stuhi dhe erë e fortë ka shoqëruar këtë të mërkurë të gjithë rrethin e Bulqizës.

Qytetarët kanë boshatisur rrugët, ndërkohë që tregtarët u detyruan të mbyllin bizneset. Në një situatë të tillë, drejtuesit e mjeteve kanë hasur vështirësi në qarkullim.

Era e fortë dhe reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë edhe Lezhën. Në Shëngjin, pushuesit u kthyen drejt hoteleve, ndërsa disa të tjerë u larguan nga qyteti. Reshjet e dendura të shiut nxorën ujërat e zeza përgjatë rrugës nga qendra e Shëngjinit në drejtim të Kunës. Kjo situatë ka qenë mjaft problematike për pushuesit  dhe për bizneset që ndodhen për rreth.

Si pasojë e erës së fortë, në aksin Elbasan-Librazhd, pranë fshatit Xibrakë është rrëzuar një pemë, duke bllokuar për gjysmë ore njërën korsi të rrugës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA