Mirë me Kim Kardashian, por nuk i eci as me sozinë e saj/ Kanye West i jep fund romancës me Chaney Jones

08/06/2022 11:25

Reperi i njohur Kanye West dhe e dashura e tij, Chaney Jones, i kanë dhënë fund romancës. Çifti dyshohet se i dhanë fund pas pushimeve në Tokio. Ndarja erdhi menjëherë pasi një burim i afërt me West i tha ‘Page Six’ se marrëdhënia e tyre u bë e paqëndrueshme pasi u kthyen në shtëpi nga Tokio në maj.

West dhe modelja vazhdojnë ta ndjekin njëri-tjetrin në Instagram edhe pse Jones i fshiu të gjitha fotot e saj me reperin. Një burim për Page Six kur Jones fshiu fotot me Kanye-n nga Instagrami i saj tha se:

“Ju e dini se si janë gjërat. Nesër ata mund të postojnë përsëri foto së bashku”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA