Gjendet një granatë e pashpërthyer në Manati të Lezhës

08/06/2022 16:09

Një granatë e pa shpërthyer është gjetur në fshatin Manati të Lezhës.

Lënda plasëse është konstatuar nga disa punonjës të mirëmbajtjes së rrugës të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë.

Policia ka mbërritur në vendin ku është gjendur lënda shpërthyese.

Ende nuk dihet se përse ka përfunduar aty apo nëse i përket ndonjë municioni luftarak.

 

Top Channel