Ish-deputeti Halit Valteri, është shprehur pa rezerva ditën e sotme në “Top Talk” në lidhje me anti-patinë që ka për presidentin Ilir Meta.

Valteri u shpreh se Meta është e keqja e këtij vendi dhe e ka lënë vendin tona 100 vite pas me sistemin që ka krijuar.

Halit Valteri: Të isha për tu përdorur politikisht, mund të isha përdorur kohë më parë, për Metën jo si person, por si figurë politike kam një antipati, është e keqja e këtij vendi dhe me sistemin dhe partinë korporatë që ka krijuar e ka lënë 100 vite pas vendin tonë.

Është një nga shkaktarët që kudo ku ka shkuar e ka shfrytëzuar vetëm për të vjedhur e për të shkatërruar vendin. Është i vetmi politikan që ka jetuar kaq gjatë dhe sot hiqet si burrë i mirë dhe si baba i kombit. Është mendimi im personal.

Koha kur im atë dhe familja ime privoheshin nga e drejta e fjalës ka marrë fund në 1990, është I lirë të marrë nisma ligjore

Top Channel