Një rekord prej dy milionë personash në Mbretërinë e Bashkuar vuajnë nga pasojat e COVID-it.

Zyra për Statistikat Kombëtare thotë se nga dy milionë, 1.4 milionë thanë se kishin koronavirus ose dyshonin se kishin sëmundjen, të paktën 12 javë më parë, ndërsa 826,000 e kishin kaluar atë të paktën para një viti, sipas Sky News.

376,000 të tjerë thanë se ishin infektuar nga Covid të paktën dy vite më parë.

Gjendja vlerësohet të jetë duke ndikuar negativisht në aktivitetet e përditshme të 1.4 milion njerëzve, rreth shtatë në 10 prej tyre që raportuan se e kishin atë.

Një total prej 398,000 personash, një në pesë  thanë se aftësia e tyre për të ndërmarrë aktivitete të përditshme ka qenë “shumë e kufizuar”.

Ata shtuan se simptomat e post-COVID-it të ishin më të larta tek gratë, ato të moshës 35 deri në 69 vjeç, personat që jetonin në zona më të privuara, ata që punonin në kujdesin social, mësimdhënien dhe arsimin ose kujdesin shëndetësor, dhe ato me kushte të tjera shëndetësore ose aftësi të kufizuara.

Lodhja vazhdon të jetë simptoma më e zakonshme, e përjetuar nga 55% e atyre me simptomat e post COVID, ndërsa 23% prej tyre janë me kollë dhe 23% me dhimbje muskulore.

Specialistët thanë se vala e COVID-19 vazhdon  të ulet në të gjitha shtetet.

Top Channel