Kam kënaqësinë e veçantë që të kem në një intervistë Albano Carrisin. Shumë të pëlqyer nga të gjithë shqiptarët. I pari që theu akullin dhe vizitoi Shqipërinë në një koncert madhështor në vitin 1989. Ka kaluar shumë kohë që atëherë dhe Albano vazhdon të ngelet po i njëjti shpirt rinor.

Mirëseerdhët në Shqipëri!

Faleminderit!

Mund të të kërkojmë të zgjedhësh një nga këngët e tua për ta ndarë si preferencë me publikun? Eshtë e vështirë e di.

Jo. Nuk është e vështirë. Njëra mund të ishte Saranda Okinawa. Ishte kënga e parë që  kushtova Shqipërisë pas vizitës sime të parë këtu. Ndërsa tjetra, nëse ty është në rregull Liberta.

Sigurisht që është në rregull, edhe Felicita. Por Liria është pak më shumë.

E mbyllim me Felicita.

Publiku mund ti dëgjojë këto këngë sonte në koncert?

Po. Sigurisht po. Edhe sepse janë pjesë e rëndësishme e shfaqes sime. Nuk është vetëm faktori këngë. Pas këngëve mund të zbulosh kush është artist. Çfarë ka bërë dhe çfarë bën në jetën e tij artistike.

E dimë që je i apasionuar edhe pas operas. Mund të zgjidhni edhe këtu një të preferuar ?

Mund të ishte Nessun Dorma dhe Va Penssiero.

Ju udhëtoni shumë nëpër botë. Ku ndiheni në shtëpinë tuaj?

Në botë.

Në të gjithë botën?

Në të gjitha vendet ka gjithmonë diçka që më bën të ndihem mirë. Duke udhëtuar studion popujt dhe kupton diferencat. Është interesantë sepse udhëtimi është sinonim i jetës.

Ju jeni një qytetar i botës, por jeni edhe një shtetas shqiptar apo jo? Si ndiheni për këtë?

Jam shtetas shqiptar me pasaportë.

Je i lumtur për këtë?

Po.

Si ka mundësi që emri yt është Albano?

Sepse im atë në luftën e dytë botërore u dërgua në Shqipëri. Ai më ka thënë një frazë shumë të rëndësishme. Isha në luftë por nuk vrava askënd. Ai ishte mirë por shtirej si i sëmurë, sepse donte të kthehej në shtëpi dhe të martohej me gruan që u bë nëna ime.

Mund të na flasësh pak për kompaninë tënde. Di që keni një vinotekë?

Unë në gjithë këto vite kam blerë dy ferma. Kam ndërtuar një fshat shumë të bukur me shije antike. Është një hotel I shpërndarë në 50 dhoma. Ka restorant, piceri, pishina, një spa dhe vinotekë. 

Ka shumë turistë që e vizitojnë ?

Po. Shumë njerëz.

Me çfarë recetash do i servirje verërat e tua?

Duke qenë se Pulia është tokë e detit.Peshk, fruta deti. Po ashtu me mish qingji, vici, salçiçe, jam shumë i zoti për t’i bërë ato.

Duam një përshëndetje speciale për gratë shqiptare që ju admirojnë, literalisht.

Unë mendoj që dhurata më e madhe që Zoti i ka bërë qenies njerëzore është gruaja. Gruaja të jep jetën. Gruaja ka avantazhin të ketë njerëzimin për nëntë muaj në bark.

Cilat janë kujtimet e vizitës së parë në Shqipëri? Gjatë komunizmit. Diçka e jashtëzakonshme.

Nuk do arrij kurrë së falenderuari ambasadorin tuaj Bashkim Dino që më dha mundësinë të vija në Shqipëri, Nga Greqia, në Kakavijë. Pastaj Sarandë, Përmet, Gjirokastër. Ishte një udhëtim fantastik. Sepse ishte një botë totalisht ndryshe nga çmund ta imagjinoje.

Dua një përkufizim nga ti për të madhen Mina.

Këngëtaren?

Po.

Ajo është një tjetër grua e jashtëzakonshme. Unike. E papërsëritshme. Pata mundësi të punoja me të deri në fund të viteve ‘60. Unë e kam dashur shumë.   

Mund ta ftojmë publikun në koncert sonte?

Më dëgjoni. Një koncert ka publik nuk është koncert. Kemi nevojë për publikun. E di që do të vini. Unë dhe grupi im ju presim. Faleminderit dhe së shpejti. Ciao!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA