Këngëtari i famshëm italian, Al Bano ndodhet në Tiranë dhe do të mbajë një koncert këtë mbrëmje në orën 20:00 në Amfiteatrin e Liqenit të kryeqytetit.

Albano numëron dhjetëra këngë të famshëm dhe të dashura për publikun jo vetëm italian,  por edhe atë shqiptar.

Në një intervistë për Top Channel ai shpjegoi se përse quhet Albano, siç quhet Shqipëria në arenën ndërkombëtare.

“Sepse im atë në Luftën e Dytë Botërore u dërgua në Shqipëri. Ai më ka thënë një frazë shumë të rëndësishme. Isha në luftë por nuk vrava askënd. Ai ishte mirë por shtirej si i sëmurë, sepse donte të kthehej në shtëpi dhe të martohej me gruan që u bë nëna ime”, tha ai.

Kujtojmë Albano Carrisi ishte i pari që theu akullin dhe vizitoi Shqipërinë në një koncert madhështor në vitin 1989.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA