Krimet e luftës! Kosova ende mbledh prova për masakrat e serbëve

06/06/2022 12:07

Në një dhomë të vogël në Pallatin e Kulturës në Gjakovë kryen punët ditore shoqata “Krimet e Luftës, Gjakova ’98 – ‘99”. 

Në këtë hapësirë, Shkendije Hoda shpalosë mijëra fotografitë që ka shkrepur ajo pas luftës e që dëshmojnë për masakrat në këtë qytet.

Provat që ajo ka mbledhur që nga paslufta tashmë janë dërguar edhe në Polici që të vazhdohen hetimet për krimet e kryera.

E këto fotografi dëshmojnë disa prej krimeve më të tmerrshme të luftës në Kosovë.

Hoda shpreson që me listat e emrave të 7300 të dyshuarve për këto krime një ditë të ngritet edhe ndonjë aktakuzë.

Për dhjetëra masakrat e kryera në Gjakovë nga serbët gjatë viteve ’98 – ’99, 23 vjet pas luftës nuk është ngritur asnjë aktakuzë, përkundër që kjo shoqatë ka dorëzuar në Policinë e Kosovës qindra kallëzime penale.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta