Boris Johnson i ka shpëtuar mocionit të mosbesimit, pasi shumica e deputetëve konservatorë vendosën të qëndrojnë me kryeministrin.

Boris Johnson do të vazhdojë të jetë kryeministër i Britanisë, ndonëse autoriteti i tij ka rënë ndjeshëm.

211 deputetë mbështetën kryeministrin Johnson në votim, ndërsa 148 votuan kundër tij.

“Janë  hedhur 359 fletë votimi, asnjë fletë votimi e prishur. vota në favor të besimit ndaj Boris Johnson si lider janë  211 vota dhe vota kundër ishte 148 vota, prandaj mund të njoftoj se partia parlamentare ka besim tek ai …”

Rezultati do të thotë se Johnson siguroi mbështetjen e 59% të ligjvënësve të tij, më e ulët se mbështetja e dhënë për paraardhësen e tij Theresa May në një votëbesimi që ajo u përball në 2018.

Pasi shënoi një fitore të thellë në vitin 2019, kryeministri ka qenë nën presion në rritje pasi ai dhe stafi mbajtën festa me alkool në zyrën dhe rezidencën e tij në Downing Street, kur Britania ishte nën bllokime të rrepta Covid 19.

Aq i madh ishte zemërimi sa që partia shkaktoi një sfidë si e të hënës, duke detyruar ngritjen e një mocioni votëbesimi ndaj një lideri që dikur dukej i padiskutueshëm.

Fitorja e tij do të thotë se ndaj tij nuk mund të ngrihet një sfidë tjetër brenda partisë për një periudhë njëvjeçare.

Duke qenë se nuk kishte ndonjë kandidaturë të spikatur për ta pasuar atë, shumica e vëzhguesve politikë kishin parashikuar se ai do ta fitonte votëbesimin.

Por vetë fakti që partia e tij e mbështeti mbajtjen e votëbesimit, është një shenjë e ndasive të thella mes konservatorëve.

 

Top Channel