Shtrenjtohen sufllaqet në Greqi/ Për shkak të krizës u shtrenjtua me 30 % nga një vit më parë

05/06/2022 19:43

Në të njëjtën ditë që Eurostat bëri me dije shifrën e re rekord të inflacionit në Greqi për 29 vitet e fundit, duke shkuar në 10.7% në muajin maj nga 9,1% në prill, agjencia e lajmeve Reuters i kushton një prej reportazheve të saj, shpërthimit të çmimeve të shitjes së suvlakit të famshëm grek, ushqimi më i shpejtë dhe i shijshëm i rrugës, për vendasit dhe turistët.

Çmimi mesatar i tij është rritur më shumë se inflacioni dhe tashmë një suvlaki në qendër të Athinës kushton 3.30 euro, duke shënuar një rritje prej 30% krahasuar me verën e vitit 2021.

“Suvlakin e bleva për tre euro, mendoj se është dyqani më i lirë që kam gjetur në Athinë, kam paguar 3.50 dhe 3.70 (euro) për të. Që të jetë kaq i shtrenjtë kur pagat janë në të njëjtin nivel është pak e padrejtë, do të thosha”, tha njw qytetar.

“Dikur blija tre ose dy , sot ble vetëm një, sepse është shumë i shtrenjtë dhe rrogat janë të ulëta”, tha njaq qytetare.

Reuters shpjegon se suvlaki apo gjiro siç cilësohet në Selanik, ishte një kënaqësi e lirë për grekët, e arritshme për pothuajse të gjithë, por tani njerëzit me buxhet të kufizuar mendojnë dy herë përpara se ta blejnë atë.

“Lufta në Ukrainë ka ndikuar shumë tek, jo vetëm ne, por tek të gjithë. Të gjitha çmimet janë rritur me  rreth 40 përqind”, tha pronari i restorantit.

Shoqata e restoranteve dhe tavernave në Athinë raporton se çmimi i mishit të derrit është rritur me 30% në 12 muajt e fundit, vaji i lulediellit i importuar përgjithësisht nga Ukraina me 125% dhe faturat e energjisë elektrike mbi 100%.

Megjithëse shifrat e sezonit turistik që ka filluar janë më optimiste se kurrë, problematikë kryesore për grekët janë rritjet e çmimeve të të gjithë artikujve ushqimorë , por sidomos të energjisë elektrike dhe të karburanteve, kur benzina në ishuj ka shkuar deri në 2,7 euro litri dhe mbi 2 euro edhe nafta e makinave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA