Kendall Jenner është një prej modeleve më të pëlqyera për linjat trupore dhe bukurinë e saj natyrale.

Duke pasur parasysh se ajo flet pa hezitim për lëkurën e saj problematike, Kendall kohë më parë ka vendosur të ndajë me të gjithë maskën e fytyrës që bën vetë në shtëpi.

Trajtimi që Kendall beson se i ka ndryshuar lëkurën dhe i ka sjellë shumë përfitime është një maskë me avokado, të cilën mund ta përgatisni vetë në kuzhinën tuaj.

“Maska bëhet shumë lehtë dhe hidraton në mënyrë të përsosur lëkurën dhe e bën atë të shkëlqyeshme dhe të shëndetshme”, ka thënë Kendall.

Gjithçka që ju nevojitet për këtë maskë janë përbërësit e mëposhtëm:
* ½ avokado
* 2 lugë bollgur
* 1 lugë mjaltë
* 3 pika vaj livande

Avokadon duhet ta shtypni me pirun dhe më pas të shtoni përbërësit e tjerë dhe t’i përzieni të gjitha bashkë.  E vëni maskën në fytyrë që të veprojë për 20 minuta dhe më pas e lani me ujë të vakët, thotë Kendall.

Top Channel