Merr fund pas 11-viteve marrëdhënia mes Gerrard Pique dhe Shakiras. Futbollisti i Barcelonës dhe këngëtarja e famshme kolumbiane nuk do të jenë më çift teksa 45-vjeçarja nuk ia ka falur tradhëtinë mbrojtësit katalanas.
Prej disa ditësh, lidhja e tyre ka qenë në fokusin kryesor të mediave për shkak të tradhëtisë së Pique, ndërsa së fundmi Shakira i ka dhënë fund të gjitha dyshimeve duke deklaruar se po ndahet teksa shton se e ka marrë këtë vendim në të mirë të dy fëmijëve të saj. “Me keqardhje konfirmoj se unë dhe Pique do të ndahemi, një vendim i marrë për të mirën e fëmijëve tonë të cilët ne i kemi me prioritet të madh.
Kërkoj që privacia jonë të respektohet dhe faleminderit për mirëkuptimin”, përfundoi Shakira. Sakaq, ende ka shumë dyshime rreth gruas me të cilën Pique ka tradhëtuar Shakirën duke qenë se në media aludohet se mund të bëhet fjalë edhe për mamanë e shokut të skuadrës, Gavi.
Top Channel