Prezenca e OSBE në Tiranë ka uruar presidentin e sapozgjedhur të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begajn.
Përmes një reagimi në Twitter, prezenca e OSBE shkruan sse presin me kënaqësi një bashkëpunim të frytshëm me Presidentin e ri.
“Përgëzime të ngrohta Bajram Begajt për zgjedhjen President i ardhshëm i Republikës, dhe urimet më të mira për pesë vitet në postin më të lartë, si përfaqësues i unitetit të popullit. Prezenca e OSBE-së pret me kënaqësi një bashkëpunim të frytshëm”, thuhet në urim.
Bajram Begaj është zgjedhur këtë të shtunë si president i Republikës së Shqipërisë me 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim. Ish-shefi i shtabit të Përgjithshëm Bajram Begaj, emri i të cilit doli nga PS, do të jetë pasardhësi i Ilir Metës dhe të qëndrojë në krye të shtetit për pesë vitet e ardhshme.
Top Channel