Kandidati për presidentin, gjenerali Bajram Bega i është drejtuat sot në mesditë kryesisë së kuvendit

Në orën 18:00, kuvendi mblidhet për të votuar kandidatin Bengaj. Mjaftojnë vetëm 71 vota, që mazhoranca i ka, për t’i dhënë një mandat pesë vjeçar në krye të shtetit gjeneralmajorit.

Opozita nuk ka dorëzuar asnjë propozim, duke bojkotuar procesin, me arsyetimin se Edi Rama do ta zgjedhë vetë Presidentin dhe po luan një farsë me ftesën që i bëri të djathtës për ta zgjedhur ata kreun e shtetit. Një ditë më parë, Enkelejd Alibeaj dhe grupi i deputetëve që e mbështesin atë, tha se do të bojkotojë votimin e sotëm, ndërsa grupimi i Sali Berishës njoftoi se do të jetë i pranishëm, pasi “statuti i ri i ndalon kësaj force politike bojkotin”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA