Ndonëse kreu i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj deklaroi se nuk do të marrë pjesë në seancën e sotme plenare, jo të gjithë deputetët demokratë, përfshi edhe aletatët iu bindën thirrjes së tij.

Një ndër to është nënkryetari i  kuvendit Agron Gjekmarak, pasuar më pas nga deputetët Ervin Salianji, Grida Duma, por edhe aleatët, Fatmir Mediu, Dashamir Shehi, Agron Duka, Vangjel Dule.

Po ashtu në seancën për zgjedhjen e presidentit të republikës do të marrin pjesë edhe deputetët e LSI ku janë parë të shkojnë në kuvend, kryetarja e LSi, Monika Kryemadhi si edhe deputetet Erisa Xhixho e Petrit Vasili e Agron Çela.

Deputetët e opozitës të pranishëm në seancë: Luaciano Boçi, Evin Saliani, Ina Zhupa, Ferdinand  Xhaferraj, Agron Gjekmarkaj, Grida Duma, Agron Çela, Kasem Mahmutaj, Oerd Bylykbashi, Belind Këlliçi, Flamur Noka, Albana  Vokshi, Sali Berisha, Tritan Shehu,Edmond Spaho, Luan Baçi, Monika Kryemadhi, Erisa Xhixho, Petrit Vasili,Shpëtim  Idrizi, Mesila Doda, Avdulla, Dashair Shehi, Fatmir Mediu, Agron Duka, Vangjel Dule

 

 

 

FOTO GALERI
2/13

Top Channel