“Presim të forcojmë partneritetin”/ Ambasada Amerikane uron presidentin e zgjedhur, Bajram Begajn

04/06/2022 20:06

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka uruar presidentin e sapo zgjedhur të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begajn.

Në një reagim në rrjetet sociale, Ambasada shkruan se si Shef i Shtabit të Përgjithshëm, ai kontribuoi në mënyrë domethënëse në bashkëpunimin midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë në fushën e mbrojtjes. Ambasada shkruan më tej se pret të forcohet më tej partneriteti mes dy vendeve.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës uron Bajram Begaj për zgjedhjen e tij si Presidenti i ardhshëm i Shqipërisë. Si Shef i Shtabit të Përgjithshëm, ai kontribuoi në mënyrë domethënëse në bashkëpunimin midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë në fushën e mbrojtjes. Ne presim me kënaqësi që të vazhdojmë të punojmë me të në detyrën e tij të re dhe të forcojmë më tej partneritetin midis vendeve tona”, shkruan ambasada.

Bajram Begaj është zgjedhur këtë të shtunë si president i Republikës së Shqipërisë me 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim. Ish-shefi i shtabit të Përgjithshëm Bajram Begaj, emri i të cilit doli nga PS, do të jetë pasardhësi i Ilir Metës dhe të qëndrojë në krye të shtetit për pesë vitet e ardhshme.

Top Channel