Ambasada gjermane ka reaguar me anë të një postimi në “Facebook”, në lidhje me zgjedhjen e kreut të ri të shtetit, të cilin e ka uruar për detyrën e re e cila i ofron Shqipërisë një mundësi unike për përballimin e sfidave në të cilat gjendet Shqipëria.
“Përgëzoj përzemërsisht z. Bajram Begaj për zgjedhjen si President i ri i Republikës së Shqipërisë ditën e sotme. Zgjedhja e Presidentit qëndron mbi politikën e ditës. Ajo krijon mundësinë unike për tu angazhuar në shenjë të bashkimit si dhe – nisur nga sfidat, përpara të cilave gjendet Shqipëria – për të punuar në kapërcimin e llogoreve politike e për të mbështetur kulturën e bashkimit përtej partive. Në këtë kontekst i uroj z. Bajram Begaj shumë forcë e çdo të mirë.”
Top Channel