Turneu evropian i “Rolling Stones”, të cilët po festojnë 60 vjetorin e krijimit të tyre, nisi së fundmi në stadiumin “Metropolitano” në Madrid.

Performanca prej dy orësh e gjysmë elektrizoi turmën prej 45,000 vetësh. “Rolling Stones” kanë konfirmuar statusin e tyre legjendar me një triumf të jashtëzakonshëm në Madrid”,-tha transmetuesi televiziv spanjoll “RTVE”.

Gazeta “El Pais” i quajti “Rolling Stones” të përjetshëm ndërsa “El Mundo” e quajti performancën e tyre një mrekulli. Koncerti nisi me një video emocionuese që përkujtonte bateristin e grupit Charlie Watts, i cili ndërroi jetë në gusht të vitit të kaluar.

Këngëtari kryesor Mick Jagger i tha audiencës se ky ishte turneu i tyre i parë pa Watts dhe se i mungonte shumë atij dhe grupit. Ndalesa tjetër e turneut është stadiumi “Olympia” në Mynih. Amsterdami, Milano, Brukseli dhe Parisi janë ndër ndalesat e tjera, përpara se turneu të përfundojë më 31 korrik, në Stokholm.

Rikujtojmë, se persona të famshëm, përfshirë liderin e grupit muzikor Rolling Stones, Mick Jagger, shprehën zemërimin rreth një viti më parë në lidhje me ankorimin e anijeve turistike në lagunën e Venecias, në një letër të hapur për qeverinë. Në dokument shkruhej se:

Ndaloni trafikun e anijeve të mëdha në lagunë.

Artistë të njohur, nga Jagger te regjisori gjerman Wim Wenders dhe aktorja skoceze Tilda Swinton, u ankuan për “mungesën absolute të respektit ndaj një prej vendeve më të rëndësishme të trashëgimisë botërore” dhe bënë thirrje për një ligj për të mbrojtur identitetin kulturor të Venecias./ Top Albania Radio

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA